Tomë Gashi nuk arrin të zgjidhet delegat në Odën e Avokatëve të Prishtinës, merr vetëm 17 vota - NACIONALE

Tomë Gashi nuk arrin të zgjidhet delegat në Odën e Avokatëve të Prishtinës, merr vetëm 17 vota

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Tomë Gashi nuk ka arritur të zgjidhet delegat në Kuvendin e Odës së Avokatëve të Prishtinës, i cili është mbajtur të shtunën e kaluar.

Në këtë garë, ai ka marrë vetëm 17 vota, duke u renditur në vendin e 95.

Lista e delegatëve, të cilën e ka siguruar gazeta Nacionale, tregon se avokati Gashi është prej avokatëve që janë votuar më së paku.

Kuvendi zgjedhor ka zgjedhur 44 avokatë për delegatë.

Më i votuari në këtë kuvend ka dalë avokati Yll Zekaj. Ky i fundit, ka marrë gjithsej 123 vota.

Pas tij është renditur avokati Nasuf Hasani me 99 vota.

Në mesin e avokatëve më të votuar janë Marigona Berisha, Labinot Vata dhe disa emra tjerë të njohur në fushën e avokaturës.

Yll Zekaj, delegati më i votuar në këtë kuvend, e ka shpallur kandidaturën edhe për kryetar të Odes së Avokateve të Kosovës.

Kuvendi për zgjedhjen e kryetarit të OAK-së do të mbahet në fillim të muajit mars.

Më poshtë mund ta lexoni listën e delegatëve të zgjedhur, të cilën e ka siguruar gazeta Nacionale.

Lajme të ngjashme