Tjetër problem për kosovarët, rriten normat e interesit për kredi - NACIONALE

Tjetër problem për kosovarët, rriten normat e interesit për kredi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Disa banka komerciale në Kosovë kanë filluar t’i rrisin normat e interesit bankar.

Krejt këtë, po e bëjnë nën arsyetimin e rritjes së normës së Euribor-it në tregun Evropian.

Nga Banka Qendrore e Kosovës, siç raporton T7, kanë konfirmuar se për kreditë me norma variabile të interesit, mund të ndryshojë norma e interesit.

Në lidhje me këtë, ka folur edhe eksperti financiar, Florin Aliu, i cili ka kërkuar edhe hetim nga Autoriteti i Konkurrencës.

Kurse, profesori Negip Skënderi, ka kërkuar masa konkrete nga Qeveria në mbështetje të qytetarëve të Kosovës.

Lajme të ngjashme