Thirrja e Osmanit për ta hetuar Nacionalen, Sefaj: Iu paska djegë bishti, tash thirrje institucioneve të sigurisë - NACIONALE

Thirrja e Osmanit për ta hetuar Nacionalen, Sefaj: Iu paska djegë bishti, tash thirrje institucioneve të sigurisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas raportimit të Nacionales se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadru, ishin në dijeni se xhaxhai i këtij të fundit që u vra mbrëmë, Sadri Sadriu, besohej të ishte dhunues i dy vajzave të mitura të dorasit të tij, Osmani kërkoi nga institucionet e sigurisë të hetohet gazeta Nacionale.

Sindikalisti Ali Sefaj përdori analogji të vjetër popullore duke i reaguar nervozës së Vjosa Osmanit.

Postimi i Sefajt:

Nëse ka dikush qe është rritë me akuza dhe shpifje është Vjosa Osmani. Nuk ka lanë kundershtar pa e akuzu dhe pa ia njollos me çka ka.

Akuzat e saj kanë mujtë me qu edhe në vllavrasje. Tash kur iu paska djegë bishti, paska kërku ndihmen e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë.

Mu kallxu bishti, u kallxu dynjaja tha dhelpra!😅

Lajme të ngjashme