Therjet me thikë në Ferizaj, 10-vjeçarja në gjendje të rëndë - NACIONALE

Therjet me thikë në Ferizaj, 10-vjeçarja në gjendje të rëndë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njëra nga vajzat e mitura të goditura me thikë nga një burrë në Ferizaj është në gjendje të rëndë.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla tha për teve1 se njëri nga të lënduarit e gjinisë femërore 10-vjeçare është në gjendje të rëndë, e cila është duke u trajtuar, kurse dy të tjerët janë në gjendje stabile.

Rreth rastit:

Një person ka therur me thikë katër persona në Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar rastin për Nacionalen.

Veseli ka bërë të ditur se dy nga të sulmuarit janë vajza në moshën 12 vjeçare, ndërsa dy të tjerët burra të moshave madhore.

Dy nga të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa dy të tjerë në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Konfirmimi i plotë:

Me datën 11.11.2024 reth orës 15:40 jemi informuar se një person i moshës madhore, në rrugët : " Enver Topalli" , " Halim Spahija" dhe " Ejup Statovci " në rrethana ende të pasqaruara u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore (therur me thikë) 4 persona kalimtarë të rastit , dy femra ( të moshave nën 18 vjeçe dhe dy meshkuj ( të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare). Të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas pë tretman të mëtutjeshëm mjekësor, 2 persona janë dërguar në QKUK - Prishtinë, ndërsa 2 të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj.

Lajme të ngjashme