Theret me thikë një 17-vjeçar në Istog, dërgohet në QKUK - NACIONALE

Theret me thikë një 17-vjeçar në Istog, dërgohet në QKUK

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një 17-vjeçar nga Istogu është therur me thikë në orët e vona të së enjtes.

Kështu ka bërë të ditur televizioni lokal "Fontana" përmes një postimi në rrjetin social "Facebook".

Sipas mediumit respektiv, 17-vjeçari ka pësuar lëndime në krah.

Për shkak të plagëve është dërguar me urgjencë në QKUK.

Ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij.

Për rastin në fjalë dhe jo vetëm, Nacionale do t'ju raportojë në kohë reale.

Lajme të ngjashme