Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia identifikon një të dyshuar
Dy persona janë therur me thikë në Prishtinë. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, i cili ka ndodhur në rrugën Luan Haradinaj rreth orës 21:20.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Nacionalen se policia është lajmëruar për një rast të lëndimit trupor me një objekt të mprehtë.
Me të mbërritur në vendngjarje, është konstatuar se nga sherri kanë mbetur të lënduar dy persona.
“Sot rreth orës 21:20, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë janë lënduar dy persona. Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Lidhur me rastin në fjalë është identifikuar një person i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policies”, ka thënë Ahmeti.