Thellohet bashkëpunimi me Austrinë, MM-ja nënshkruan Planin Vjetor të Bashkëpunimit Bilateral për vitin 2026 - NACIONALE

Thellohet bashkëpunimi me Austrinë, MM-ja nënshkruan Planin Vjetor të Bashkëpunimit Bilateral për vitin 2026

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri e Mbrojtjes ka thelluar bashkëpunimin me ministrin e Mbrojtjes së Republikës Federale të Austrisë. Këto dy ministri dje kanë nënshkruar Planin Vjetor të Bashkëpunimit Bilateral për vitin 2026.

Përmes një njoftimi për media, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje për këtë ceremoni.

“Në Ministrinë e Mbrojtjes është zhvilluar takimi bilateral me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Austrisë, ku palët kanë nënshkruar Planin Vjetor të Bashkëpunimit Bilateral për vitin 2026, dokument, i cili përcakton aktivitetet konkrete dhe fushat e angazhimit të përbashkët në fushën e mbrojtjes. Drejtori i Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, kolonel Ahmet Ajeti, së bashku me zyrtarë të këtij Departamenti priti delegacionin austriak të kryesuar nga gjeneral brigade Nikoluas Rottenberger, udhëheqës i Divizionit të Diplomacisë Ushtarake”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

Nënshkruesi i këtij plani, kolonel Ahmet Ajeti është shprehu i privilegjuar.

“Dje isha me fat qe emer te Ministrise se Mbrojtjes dhe FSK te nenshkruaj planet vjetore bilaterale te bashkepunimit ushtarak me Austrine the Kroacine. Deri ne finalizim te ketyre planeve eshte bere nje pune e madhe e kolegëve ne Ministri te Mbrojtes dhe FSK. Austria eshte nje partner historik dhe rendesishem per Kosoven, kurse Kroacia vazhdon te jete nje prej partnereve kyq ne rrugetimin e FSK-se dhe Kosoves”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme