“The Guardian”: Këshilltari britanik i sigurisë mori pjesë në bisedimet ShBA – Iran, vlerësoi se mund të kishte pakt - NACIONALE

“The Guardian”: Këshilltari britanik i sigurisë mori pjesë në bisedimet ShBA – Iran, vlerësoi se mund të kishte pakt

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Këshilltari britanik i sigurisë kombëtare, Jonathan Powell, mori pjesë në bisedimet përfundimtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe vlerësoi se oferta e bërë nga Teherani rreth programit të vet bërthamor ishte mjaftueshëm domethënëse për ta parandaluar nxitimin drejt luftës, merr vesh gazeta “The Guardian”.

Powell mendonte se ishte bërë progres në Gjenevë në fund të shkurtit dhe se marrëveshja e propozuar nga Irani ishte “e befasishme”, sipas burimeve.

Dy ditë pas përfundimit të bisedimeve dhe pasi ishte arritur pajtim për një datë për një rund të ri të bisedimeve teknike në Vjenë, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e nisën sulmin ndaj Iranit.

Prania e këshilltarit britanik në bisedime dhe njohuritë e tij të afërta me atë se si po përparonin ato u konfirmuan nga tri burime.

Një burim tha se britaniku ndodhej në rezidencën e ambasadorit të Omanit në Gjenevë, duke shërbyer si këshilltar, duke e pasqyruar shqetësimin e gjerë rreth ekspertizës së ShBA-së rreth bisedimeve të përfaqësuara nga emisari i posaçëm i presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner.

Qeveria britanike refuzoi që të komentonte për praninë e këshilltarit në bisedimet e Gjenevës.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, është kritikuar vazhdimit nga Trumpi pse nuk po bën më shumë për ta mbështetur sulmin amerikan ndaj Iranit.

Lajme të ngjashme