Tërnava dhe homologu i tij turk vëzhgojnë nga afër punimet në Xhaminë Qendrore të Prishtinës - NACIONALE

Tërnava dhe homologu i tij turk vëzhgojnë nga afër punimet në Xhaminë Qendrore të Prishtinës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava dhe homologu i tij turk, Ali Erbash, sot kanë inspektuar punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, shkruan Zeri.info.

Në njoftim thuhet se myftiu Tërnava, njoftoi Erbashin me ecurine e punës dhe se tha se gjithçka po shkon sipas planit.

“Kryetari i Dijanetit, prof. dr. Ali Erbash, tha se ndjehet i lumtur që ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me Kryesinë e BIK-ut dhe se me emrin e Zotit punët do të ecin mirë dhe mbarë sipas planit të paraparë”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Bëhet e ditur se Erbashi do të qëndrojë në Kosovë për tri ditë.

Lajme të ngjashme