Termokos nuk rrit çmimin e ngrohjes
Ngrohtorja e qytetit të Prishtinës “Termokos”, këtë sezon pritet të ofrojë ngrohje edhe për 140 objekte të reja banesore, me rreth 4000 konsumatorë të rinj në lagjen Mati 1, konkretisht në rrugën “Muharrem Fejza”. Por me çmim të njejtë.
Zëdhënësja e Termokos-IT, Afërdita Uka ka thënë për KosovaPress-in se këtë vit nuk kanë rritur faturat e energjisë termike, por se këto fatura vendosen nga Zyra e Rregullatorit për Energji.
“Është shumë e palogjikshme që në këtë fazë të zhvillimit të ngrohtores, në këtë fazë ne i ofrojmë ngrohje të mjaftueshme dhe për të gjithë ata konsumatorë, aq më tepër në këtë fazë kur ka një rritje të çmimit të energjisë elektrike, i cili po paralajmëron se do të ndodhë edhe periudhën e ardhshme, pra sidomos periudhën e dimrit ne kemi vazhduar edhe këtë sezon e fundit të furnizojmë me ngrohje pa ndryshim të tarifave, d.m.th. pa rritje të çmimit dhe në vazhdën e ngritjes së çmimeve dhe të gjithave lëndës së parë, pra për ngrohje cilat do qofshin ato dru, pelet apo thëngjill, gjitha këto shumë më të kushtueshme se ngrohja që ofrojmë ne”, ka thënë Uka.