Tërmet prej 5,6 shkallësh në Kaliforni të ShBA-së
Një tërmet me fuqi prej 5,6 shkallësh u regjistrua të mërkurën në distriktin Mendocino, në pjesën veriore të Kalifornisë, sipas Vëzhguesit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Tërmeti ndodhi rreth 10 kilometra në veri të Ultësirës së Redwood-it dhe epiqendrën e pati 8,1 kilometra nën sipërfaqen e tokës, tha USGS-ja, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme dhe dëshmitarët e agjencisë “Reuters” në zonën e Gjirit të San Franciskos, rreth 240 kilometra në jug të distriktit Mendocino, nuk raportuan për ndonjë dridhje.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, është njoftuar për tërmetin, tha në rrjetin X zyra e tij, duke shtuar se ishte duke u bashkërenduar me zyrtarët e emergjencave dhe duke i vlerësuar ndikimin dhe dëmin e mundshëm.