Tërmet i fuqishëm në Tajvan, lëshohet paralajmërimi për cunami në Japoni
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar se një tërmet i fuqishëm ka goditur bregun juglindor të Tajvanit më 18 shtator.
Nga dridhjet e tokës është shembur të paktën një ndërtesë, duke shtyrë Japoninë që të lëshojë paralajmërim për cunami.
Tërmeti ndodhi në orë 02:44 sipas kohës lokale, rreth 50 kilometra në veri të qytetit Taitung, me një thellësi prej 10 kilometrash.
Tërmeti fillimisht u regjistrua si tërmet prej 7.2 shkallësh, por më pas u tha se ishte 6.9 shkallësh të Rihterit.