Teologu i VV-së çuditet me qasjen e shqiptarëve për rastin në Shtërpcë: Hipokritë e sahanlëpirës - NACIONALE

Teologu i VV-së çuditet me qasjen e shqiptarëve për rastin në Shtërpcë: Hipokritë e sahanlëpirës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Teologu i Vetëvendosjes, Mustafë Bajrami, ka dhënë komentin e tij për ngjarjen në Shtërpcë.

Bajrami pretendon që ndjenja e “vëllazërim-bashkimit” është ende e fortë tek shumica e shqiptarëve në Kosovë.

Ai ka kritikuar turmat që u hodhën në sulm ndaj të dyshuarit për të plagosjen e dy serbëve që qëlloi të jetë pjesëtar i FSK-së.

Një rast i mirë për psikologët të studiojnë rastin se si është e mundur të bien shypet deri në këtë derexhe armiqësie ndaj njëri tjetrit e kaq shumë të dashur ndaj të tjerëve. Në rastin më të lehtë, kaq shumë hipoktitë e sahanlëpirës....!”, ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Nuk e paskam ditë se ndjenja e vëllazërim-bashkimit qënka ende kaq e fortë tek një shumicë e shypeve në Kosovë. Nana e të plagosurve aksidentalisht thotë se gjuajtja me armë nuk ka qenë e qëllimshme (a unë besoj se ka qenë në vetëmbrojtje për ta trembur turmën që po e sulmonin), shypet e quajnë pjesëtarin e FSK-së me emra të çuditshëm e pati edhe aso specie që e quajtën kriminel.

Një rast i mirë për psikologët të studiojnë rastin se si është e mundur të bien shypet deri në këtë derexhe armiqësie ndaj njëri tjetrit e kaq shumë të dashur ndaj të tjerëve. Në rastin më të lehtë, kaq shumë hipoktitë e sahanlëpirës....!

Lajme të ngjashme