Tentoi ta korruptonte policin e Kosovës me 20 euro, arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë - NACIONALE

Tentoi ta korruptonte policin e Kosovës me 20 euro, arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në pikën kufitare në Vermicë.

Sipas policisë, i dyshuari tentoi ta korruptonte policin e Kosovës me 20 euro.

Raporti i plotë i PK-së:

DHËNIE E RYSHFETIT

PKK Vermicë, 03.10.2022-22:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor 20 euro me qëllim që t’i mundësohet kalimi i kufirit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme