Tensionet rreth negociatave me Iranin: Netanyahu kërkon takim urgjent me Trumpin
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po kërkon takim urgjent me presidentin amerikan Donald Trump, shkroi CNN duke cituar një burim izraelit, në mes të asaj që duket të jetë rritje e tensioneve lidhur me negociatat me Iranin dhe armëpushimin me Hezbollahun në Liban.
Burimi tha se Netanyahu po përpiqet të organizojë një takim pasi Trump të kthehet nga samiti i G7-s në Evropë fundjavën e ardhshme, ose menjëherë pas kësaj.
Trump e kritikoi ashpër Izraelin të dielën, pasi ushtria izraelite goditi Bejrutin si përgjigje ndaj zjarrit të Hezbollahut në veri të Izraelit, duke thënë se sulmi ndaj kryeqytetit libanez “nuk duhej të kishte ndodhur”. Ai e quajti sulmin e Hezbollahut “shumë të vogël dhe të parëndësishëm”.