Tensionet në veri, shefi i AKI-së raporton para Komisionit për Siguri të Kuvendit
Shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjence, Petrit Ajeti, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetares së Komisionit për Siguri të Kuvendit, Ganimete Musliu.
Deputetja e PDK-së, i tha Nacionales se shefi i AKI-së ka filluar tashmë raportimin.
“Po, drejtori tani është duke raportu”, tha Musliu shkurtimisht për Nacionale.
Kujtojmë që më 31 korrik, tensionet në veri u përshkallëzuan pasi që serbët bllokuan disa rrugë si formë për të kundërshtuar reciprocitetit për dokumente dhe targa të Qeverisë së Kosovës.