Tensione në Tiranë: Protestuesit hedhin bojë në muret e Kryeministrisë
Në fund të protestës së thirrur nga kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, sipas mediave shqiptare, pjesëmarrësit janë ftuar të ndezin qirinj, “për viktimat” që sipas drejtuesve të protestës janë vrarë nga “dora e policisë”.
E kjo kërkesë ka mjaftuar që të shkaktojë tensione, me disa protestues që kanë thyer kordonin e policisë, ndërsa kanë hedhur bojë të kuqe në derën e Kryeministrisë.
Pas ndërhyrjes se forcave të policisë, Tv Klan ka raportuar se një person është shoqëruar, ndërsa të tjerët kanë vazhduar të ndezin qirinj në shenjë kujtimi për personat “që kanë mbetur të vdekur në duart e policisë” - rasti i Klodian Rasha dhe Lear Kurti.

Është bërë e ditur se aktualisht situata është e qetë dhe nën kontroll.
