Temperatura të larta në Kosovë, IKShPK del me rekomandime për mbrojtje nga i nxehti
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta.
IKShPK ka rekomanduar që të pihet ujë e të qëndrohet në hije.
Po ashtu, këshillohet që të vishen rroba të lehta, të bëhet kujdes ndaj të moshuarve dhe të mos lihen fëmijët në makina.
Theksojmë se këto ditë Kosova po përballet me temperatura të larta.