Temperatura mbi 40 gradë, shpërthejnë zjarret në Mbretërinë e Bashkuar - NACIONALE

Temperatura mbi 40 gradë, shpërthejnë zjarret në Mbretërinë e Bashkuar

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar për herë të parë në histori temperatura mbi 40 gradë Celsius në Heathrow të Londrës dhe vala ekstreme e të nxehtit ka ngritur rrezikun për shpërthim të zjarreve.

E pas shpërthimit të një zjarri të madh në Dratford, Kent, flakët kanë arritur deri afër shtëpive ku raportohet për disa të djegura.

Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ka bërë të ditur se në vendngjarje janë dërguar 12 makina zjarrfikëse dhe një automjet, ndërsa ekipet po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, një tjetër zjarr i furishëm fushor po vazhdon të përshkallëzohet në Upminster ndërsa tridhjetë makina zjarrfikëse dhe rreth 175 zjarrfikës po merren me një zjarr tjetër në Pea Lane.

E Britania nuk është i vetmi vend që po përballet me një nxehtësi të pazakontë. Edhe Amsterdami ka raportuar temperatura të larta që gjatë ditës mund të arrijnë deri në 39 gradë Celsius. Punonjësit e vendit tashmë kanë nisur të spërkasin me ujë disa ura mekanike mbi kanalet e qytetit holandez në mënyrë që të parandalojnë zgjerimin e metalit që mund të bllokojë trafikun e anijeve.

Lajme të ngjashme