“Telefonat i dëgjuam ndër plloçë”: Rrëfimi se si u gjetën fëmijët që humbën jetën në Jabllanicë - NACIONALE

“Telefonat i dëgjuam ndër plloçë”: Rrëfimi se si u gjetën fëmijët që humbën jetën në Jabllanicë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës ku humbën jetën tre fëmijë, ka tronditur Kosovën.

Përparim Ademaj, banor i fshatit, rrëfeu momentet rrëqethëse të kërkimit të tyre nën rrënoja.

”Në telefon më thanë se s’janë lajmëruar nga ora 16:00”, tregon ai, ndërsa kujton momentin kur bashkë me prindërit e fëmijëve shkuan në vendngjarje.

”U takova me prindërit e fëmijëve”, tha ai për Syri Vision.

”T’u fol me ta e pamë një objekt që është shemb. Duke i thirr në telefon, i kemi dëgju telefonat duke ju dridh ndër plloçë”, shton tutje.

Në atë moment, filloi gara me kohën. Banorët e fshatit u bashkuan në përpjekje për të shpëtuar fëmijët, por gjithçka ishte e kotë.

”Kemi thirr kojshitë dhe me një traktor duke i hequr pjesë-pjesë, i kemi nxjerrë pa shenja jete”.

Lajme të ngjashme