Tejkaloi dy vetura në vijë të plotë, policia ia ndalon vozitjen për tre muaj shoferit të kamionit - NACIONALE

Tejkaloi dy vetura në vijë të plotë, policia ia ndalon vozitjen për tre muaj shoferit të kamionit

3 javë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka ndaluar një shofer kamioni, në rrugën Gjilan-Prishtinë, pasi që ka tejkaluar dy automjete në vijë të plotë.

Policia përmes një komunikate për media, bën të ditur se ndaj Sh.R (1976) është shqiptuar gjoba prej 150 eurove, dy pikë negative, i është konfiskuar patent shoferi dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes për tre muaj.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Lajme të ngjashme