Të shtëna me armë zjarri nga një veturë në Leposaviq, vetura goditet nga një veturë tjetër
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hapur rast për shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Rasti ka ndodhur në fshatin Soqanicsë të Leposaviqit.
Sipas policisë, vetura që ishte raportuar se është shtënë me armë zjarri, ishte gjetur e braktisur dhe brenda saj policia ka gjetur një AK-47.
Pas kësaj, derisa policia po largonte veturën e sekuestruar, një veturë tjetër ka goditur.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Fsh. Soqanicë, Leposaviq 22.05.2023 . Është raportuar nga një qytetar, se nga një veturë është shtënë me armë zjarri, policia ka gjetur veturën të braktisur dhe brenda saj ishte një AK-47. Gjatë kryerjes së detyrës dhe lëvizjes së veturës së sekuestruar, vetura në fjalë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila nuk ka mundur të identifikohet nga zyrtarët policorë. Rasti në procedurë hetimore përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar.” – thuhet në raportin 24 orësh.