Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia konfiskon një revole dhe disa gëzhoja - NACIONALE

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia konfiskon një revole dhe disa gëzhoja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar përsëri sot në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Shpëtim Robaj”.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, në afërsi janë parë dy persona me motoçikletë dhe pas kontrollit, të njëri nga ta është gjetur një revole me një karikator.

Sot, më 29.03.2024, një njësi policore e cila ka qenë në monitorim të trafikut në rajonin e Prishtinës, rreth orës 14:30, derisa ka qenë duke patrulluar në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ Prishtinë, ka dëgjuar të shtëna me armë. Zyrtarët policorë, janë drejtuar në atë drejtim nga ku janë dëgjuat të shtënat. Policia ka hasur në dy persona me një motoçikletë të cilët i kanë ndaluar dhe gjatë kontrollit të tyre, te njëri nga personat është gjetur një revole me një karikator.” – thuhet në njoftim.

Sipas PK-së, në vendin e ngjarjes (aty ku ishin shkrepur plumba), policia ka gjetur një kuti të zbrazur të municionit dhe disa gëzhoja të armës (dyshohet të jenë të armës së gjetur tek personi i ndaluar).

Policia do ta trajtojë këtë rast në koordinim me organet e drejtësisë.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme