Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Ferizaj, arrestohet një person
Në orët e para të mëngjesit një person i moshës 26 kishte shtën me armë zjarri në një lokal në Ferizaj.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Wesley Clark”.
“Në lidhje me këtë policia njofton se i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin e dyshuar dhe si provë materiale ka konfiskuar një armë të zjarrit, dy fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një gëzhojë nga shkrepja”, thuhet në njoftim.
Tutje PK ka bërë të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
“Ndërsa rasti është cilësuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”’, thuhet në njoftim.
