Të shtëna me armë zjarri në një mishtore në Pejë, policia jep detaje
Sot në orët e hershme të mëngjesit në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një mishtore.
Këtë e ka konfirmuar për Nacionale, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë se nuk ka të lënduar dhe dëmë materiale, ndërkohë që nuk ka asnjë të arrestuar. Sipas tij, policia janë akoma në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar në këtë drejtim.
“Sot rreth orës 07:24, policia është njoftuar se në rrugën “Bill Clinton” në Pejë, kishte pasur të shtëna me armë zjarri në mishtore në Pejë. Të lënduar nuk ka, vetëm dëme materiale. Nuk ka ndonjë të arrestuar, mirëpo policia janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar në këtë drejtim”, ka thënë Gashi për Nacionale.