Të paktën tetë të vdekur nga vërshimet në pjesën qendrore të Italisë - NACIONALE

Të paktën tetë të vdekur nga vërshimet në pjesën qendrore të Italisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Së paku tetë persona kanë vdekur nga vërshimet në rajonin qendror Italian, Marche, thanë të premten autoritetet italiane. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë ende katër persona të zhdukur.

Rreth 400 milimetra shi ranë brenda dy ose tri orëve, duke shkaktuar vërshime të rrugëve në disa qyteza përreth kryeqytetit rajonal, Ankona, në bregdetin e Detit Adriatik.

“Ishte si tërmet”, tha Ludovico Caverni, kryetar i qytezës Serra Sant’Abbondio.

Stefano Aguzzi, drejtor për mbrojtje civile në qeverinë rajonale në Marche, tha se reshjet ishin shumë më të fuqishme sesa parashikimi për to.

“Neve na u dha një paralajmërim normal për reshje, por askush nuk ka pritur diçka si kjo”, tha ai.

Drejtori i agjencisë kombëtare për mbrojtje civile, Fabrizio Curcio, është nisur për në Ankona për ta vlerësuar dëmin, ndërsa kryetarët e partive që po bëjnë fushatë për zgjedhjet e 25 shtatorit e shprehën solidaritetin e tyre.

Lajme të ngjashme