Të paktën 22 të vdekur nga përplasja mes dy helikopterëve ushtarakë të Ugandës në Kongo - NACIONALE

Të paktën 22 të vdekur nga përplasja mes dy helikopterëve ushtarakë të Ugandës në Kongo

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Së paku 22 persona vdiqën, kur dy helikopterë të ushtrisë së Ugandës u përplasën në lindje të Republikës Demokratike të Kongos të martën, tha një zëdhënës i ushtrisë kongoleze, pa dashur që të identifikohet.

Uganda dërgoi trupa në vendin fqinj në dhjetor për ta ndihmuar luftën kundër një grupi të dhunshëm rebelësh, të njohur si Forcat Aleate Demokratike, raporton agjencia “Reuters”, përcjell Nacionale.

“Ata (ushtria e Ugandës) nuk na i kanë treguar ende rrethanat e përplasjes”, tha zëdhënësi, pa ofruar hollësi të tjera.

Lajme të ngjashme