Të paktën 11 të vrarë nga sulmet ruse në Zaporizhzhia
Sipas shërbimit të emergjencës shtetërore të Ukrainës, numri i të vdekurve nga sulmet me raketa ruse në qytetin e Zaporizhzhia, është rritur në 11.
Në një përditësim të shërbimit thuhet se trupat e pajetë të tetë civilëve janë gjetur nën rrënojat e një shtëpie banimi. Ndërsa, sipas sekretarit të këshillit të qytetit të Zaporizhzhia, Andrii Kurtiev, të paktën 15 persona janë ende të zhdukur.
Oleksandr Starukh, kreu i administratës ushtarake rajonale të qytetit, tha se 21 persona janë shpëtuar dhe se ekuipazhet janë ende duke punuar për të gjetur të tjerë.
Starukh shtoi, se “nuk ka as objekte ushtarake dhe as të tjera të rëndësishme pranë zonës së goditjes, vetëm ndërtesa civile dhe ndërtesa banimi.”
