Të ndëshkuar nga ShBA, por Feraj thotë se kështu është "partneriteti i sinqertë me amerikanët" - NACIONALE

Të ndëshkuar nga ShBA, por Feraj thotë se kështu është "partneriteti i sinqertë me amerikanët"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është krejtësisht i ngatërruar në atë që shkruan e mendon, dhe produkti që i del në shkronja është shkarravinë pa mendim. Hysamedin Feraj, Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka dalë me disa vlerësime për atë se kush (nuk) është pro-amerikan. Vetëm pakëz kohë të mjafton për të parë shkrimet e mëposhtme në profilin e tij në fejsbuk (ku i quan ambasadorët ndërkombëtarë partnerë të Vuçiqit) dhe kjo e sotit të del katror i rrumbullakët.

S’e ka fare problem që i mbarë komuniteti Trans-Atlantik ka dënuar veprimet e shefit të tij si “masa të dhunshme” (ShBA) dhe “vendime të budallme” (Gjermania) dhe me “pasoja serioze në marrëdhënie” (ShBA-BE); për të mos përmendur ndëshkimet (sanksionet) e ShBA'së. Feraj, thotë se saktësisht një veprim i tillë është amerikanizëm i sinqertë. Por, ta lexojmë zhveshturazi shkrimin e pakuptimët të Ferajt:

Të kuptuarit e shkrimit të Ferajt kërkon aftësi të larta kognitive....

Në Kosovë të vetëquajturit "pro-amerikanë" nuk u besojnë fare SHBA-ve: një e dy e na thonë se amerikanët do të na braktisin!

Ne kemi besim se na mirëkuptojnë, pikërisht sepse i konsiderojmë sinqerisht veten dhe ata aleatë. Prandaj u themi hapur çka mendojmë se na dëmton dhe çka jo, edhe kur kemi mendim të ndryshëm prej të tyrit.

* * *

Ky është ndryshimi i premtuar që solli 14 shkurti 2021:

- Nga partneriteti hipokrit i pushtetarëve të dukurshëm te partneriteti i sinqertë i sotëm.

- Ne duam që që SHBA ta ndihmojë Kosovën. Opozita do që t'i shfrytëzohë SHBA-të për riardhjen në pushtet.

- Ne s'ngopemi "kurrë" me ndihmën amerikane për shtetimin e Kosovës.

Opozita s'ngopet kurrë me pushtet personal e privat.

- Ne partnerë të sinqertë të amerikanëve. "Pro-amerikanët" servilë të pasinqertë të tyre

Lajme të ngjashme