"Të ndalen masat e dhunshme": Edhe Shpend Ahmeti habitet nga denoncimi i ashpër i Amerikës ndaj Kosovës
Edhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka komentuar reagimin e bërë nga ambasadori amerikan Jeff Hovenier, dhe i cili ishte i rëndë e i papritur.
Hovenier me anë të një reagimi në Twitter, që më pas do të shpërndahej edhe nga ambasadori tjetër amerikan Christopher Hill, do të deklaronte si vijon:
“Shtetet e Bashkuara dënojnë aksionin e autoriteteve të Kosovës për të mundësuar qasjen në ndërtesat në veri të Kosovës. Masat e dhunshme të sotme duhet të ndalen menjëherë.”
E reagimet nuk po ndalen, kryesisht ato që shprehin habi.
“Pa komentuar nëse e kanë mirë apo gabim, ky është reagimi më direkt dhe më i vrazhdë i ShBA-ve deri tash mbi situatën në vitet e fundit.” – u shpreh z . Shpend Ahmeti në një postim në Twitter.
By not commenting whether right or wrong this is the most direct and raw reaction of US to date on the situation in the past few years. https://t.co/lNY39vJKul
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) May 26, 2023
Qeveria Kurti është kritikuar në vazhdimësi nga partitë opozitare për shkak të politikave të ndjekura në veri të Kosovës.