Të miturit ia thirrën emrin dhe gjuajtën me armë në ajër në Prishtinë, policia jep detaje
Një i mitur ka njoftuar se disa persona pasi e kanë thirrë në emër nga vetura e tyre kanë shtënë më armë në Prishtinë.
Sipas policisë, në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.
Rasti po hetohet.
“KANOSJE- Prishtinë / 30.12.2023 – 23:20. Ankuesi mashkull kosovar i mitur, ka informuar se persona të pa njohur nga një veturë, pasi që kanë thirrur ankuesin në emër kanë shtënë një herë në ajër dhe janë larguar. Është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar.” – thuhet në raport.