"Të ftuar kam z. Faton Luci": Politologu nxjerr një video që tregon pse Faton Peci s'bën të tallet me emra
Politologu Shkodran Ramadani është tallur me ministrin e Bujqësisë, z. Faton Peci, pas pretendimeve të këtij të fundit se opinioni i ngatërronte emrin deputetes Doarsa Kica për shkak se ajo ishte “e panjohur”. Ai ka publikuar edhe një video bizarre.
Në atë video, gazetarja derisa prezanton Pecin, i referohet atij si “Luci”. Të dy emrat përdoren gjerësisht në mjediset popullore për t’ju referuar organit gjenital mashkullor.
“Faton Peci e perqeshke nje deputete, demek njerezit po ja ngaterrojne emrin "Daorsa a Doarsa". Ama kjo video eshte deshmi qe ai nuk eshte personi i qellum me fole per emra e mbiemra.” - përshkroi videon z. Ramadani.
“Të ftuar kam, z. Faton Luci!” – dëgjohet duke thënë moderatorja.
Me zë të ulët, Peci ia kthen: “Unë jam Faton Peci!”
Mbetet të shpresojmë që z. Peci nuk do të ndërrojë pjesën e mbiemrit që shenjon organin gjenital mashkullor si z. Burim Karameta - bashkëpartiak i tij - sepse mund të mbeste krejtësisth pa mbiemër.
Intervista ishte zhvilluar në transmetuesin publik.