S'e di çka është seksizmi, përfshiu Isë Boletinin: Pse ministër Faton Peci 'e rriti' Pecin? - NACIONALE

S'e di çka është seksizmi, përfshiu Isë Boletinin: Pse ministër Faton Peci 'e rriti' Pecin?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri Faton Peci ka provuar të viktimizohet duke e përdorur si shkas kuptimin seksual të mbiemrit të tij. Por, ai ka bërë një numër të madh huqjesh në një reagim të cilin e ka nënshkruar mbiemrin me shkronja kapitale: PECI. Por, a ka të drejtë në këtë reagim?

Peci ka qenë relativisht i gjatë në reagimin e tij në Facebook për mbiemrin e tij. Ai ka akuzuar mediet dhe shoqërinë civile se po i përdorin kuptimin seksual mbiemrit në mënyrë që të njollosin punën që po bën si ministër, apo edhe si politikan.

Jo gjuhë seksiste, por gjuhë seksuale

Fjalori i gjuhës shqipe nuk jep asnjë kuptim për fjalën “pec” por megjithatë është gjerësisht e kuptueshme se po flasim për organin gjenital mashkullor. Termi më i shpeshtë i përdorur për t’ju referuar këtij organi është megjithatë “penis”.

Por, Peci për pak sa nuk na futet në lëvizjen “#metoo”. Ai thotë se mbiemri i tij po raportohet në mënyrë “seksiste” në reagim, duke e ngatërruar “seksizmin” me “seksualen”.

“...kësaj gjuhe seksiste e denigruese iu paska bashkangjitë edhe një anëtare e shoqërisë civile nga Mitrovica.”I – shkruante Peci.

Fjalori i Oksfordit e definon seksizmin si vijon: “paragjykim, stereoripizim, apo edhe diskriminim, zakonisht ndaj grave, mbi bazë seksin.”

Peci nuk po paragjykohet e as diskriminohet për shkak të Pecit të tij, pra seksit të tij mashkull. Shumë medie po e përdorin kuptimin seksual të mbiemrit.

Kjo është një huqje e njësojtë me atë që e kishte bërë Pal Lekaj - deputet i AAK-së - muaj më parë kur kishte ngatërruar "feminizmin" me "fëmijërizmin" ose diçka kështu.

Është figurë publike

Faton Peci si duket nuk e ka kuptuar se është figurë publike. Ai mund të përqeshet jo vetëm për shkak të mbiemrit por edhe për shkak të emrit, nëse do ta kishte karakteristik.

Madje, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e përbashkët që u mbajt vitin e kaluar i ngatërroi emrin dhe – fatmirësisht – jo mbiemrin. Ai e quajti Fatjon, dhe jo Faton.

Peci ishte edhe mbiemri i një tjetër figure publike, z. Xhevdet Peci, por i cili gëzonte respekt të madh në shoqëri.

Peci bëhet banal

Duke provuar të viktimizohet, z. Peci ka vendosur që të marrë me vete në thesin e mbiemrave me kuptim seksual edhe heroin kombëtar Isa Boletinin.

“Mitrovica ka mbiemra karakteristik, të cilët përtej tij personifikojnë historinë. Isa Boletini, Ahmet Selaci, Ukshin Kovaçica, Safet Peci Boletini, Ramadan Peci e shumë e shumë të tjerë,” – argumenton Peci.

Cili është kuptimi seksual i mbiemrit të z. Isa Boletini? Fjalori i gjuhës shqipe përsëri nuk ka fjalë për të shpjeguar atë që bëri Peci. Provuam të pyesim edhe fjalorin e gjuhës serbe, kroate e madje edhe turke, por përsëri nuk morëm përgjigje.

Ajo që Peci duhet të bëjë që të mos tallet prej medieve është të mësojë më mirë gjuhën amtare shqipe, jo thjesht për të kuptuar mënyrën se si i lakohet mbiemri por edhe për të kuptuar se si drejtshkruhen fjalët e saj.

Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Prej disa kohësh, në disa prej mediave online, sistematikisht jam bërë pjesë e fushatës denigruese në raport me mbiemrin tim. Pra, këto media punën time si ministër dhe si njeri i angazhuar në politikë po e mbulojnë nëpërmjet raportimit seksist apo përqeshjes në raport me mbiemrin tim.Puna e secilit e përmbushë emrin dhe mbiemrin. Ka të tillë që bartin histori pas vetes, sikundër që ka të tillë që janë pjesë e arealit të mbiemrave kosovarë.Është për keqardhje kur konotacioni pezhorativ përdoret nga një pjesë e atyre që lirinë e fjalës po e kthejnë në liri denigrimi. Për keqardhje është kur sheh se as shoqëria civile e as ata që duhet kujdesur për gjuhën e medias për vite të tëra nuk e thanë asnjë fjalë. Madje kësaj gjuhe seksiste e denigruese iu paska bashkangjitë edhe një anëtare e shoqërisë civile nga Mitrovica.Kjo le që bje ndesh me standardet profesionale të gazetarisë, por edhe me kodin etik të komunikimit publik.Ne të gjithë bartim mbiemra, por mbi të gjitha bartim punën dhe veprat që lëmë pas. Qyteti prej nga vij unë, Mitrovica ka mbiemra karakteristik, të cilët përtej tij personifikojnë historinë. Isa Boletini, Ahmet Selaci, Ukshin Kovaçica, Safet Peci Boletini, Ramadan Peci e shumë e shumë të tjerë, ishin Pec, janë ata që pavarësisht mbiemrave dhan gjithçka për këtë vend. Si të tillë, qytetarët e këtij vendi i kujtojnë për veprat.Ky bullizëm e seksizëm online është kundër vlerave që pretendon shoqëria jonë. E marrë me mend se pas këtij reagimi, sërish dikush me tituj për klikim do të provoj ta ndërtojë të ashtuquajturin “lajm”. Por, pavarësisht kësaj, unë vazhdoj ta mbajë me krenari si emrin edhe mbiemrin. Krejt çfarë mund të bëj është një këshillë miqësore për këtë kastë: lexojeni Frojdin, po patjetër edhe Joseph Murphy-in. As unë e as mbiemri im nuk mund t’u dalë në ndihmë atyre që përpiqen t’i trajtojnë apo t’i projektojnë komplekset e tyre te tjetri!

Me respekt e krenari,

Faton PECI

Lajme të ngjashme