Të enjten takimi i tretë, por VV-ja thotë se në Bruksel nuk po diskutohet për dinarin
Lëvizja Vetëvendosje po insiston se në Bruksel nuk ka bisedime për dinarin.
Kjo pavarësisht se ditën e enjte pritet takimi i tretë mes Bislimit dhe Petkoviqit.
Anëtari Komisionit për Integrime Evropiane nga VV Agon Batusha tha se në Bruksel nuk ka diskutime për rregulloren e BQK-së e as për dinarin.
‘’Rregulloja nuk po diskutohet në Bruksel sepse rregullorja është e rregulluar me kushtetutën e Kosovës dhe është e drjetë e Kosovës. Po diskutohet se si serbët lokal të Kosovës të kenë qasje në pensionet e tyre që po i marrin nga Serbia”, tha Batusha për RTV21.
Por opozita ka këmbëngulur se Qeveria po negocion për cështje të brendshme me Serbinë.