Të dëmtuara nga shpërthimi i vitit 2020, shemben kullat masive të silosit në Bejrut - NACIONALE

Të dëmtuara nga shpërthimi i vitit 2020, shemben kullat masive të silosit në Bejrut

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një pjesë e kullave masive të silosit të grurit të portit të Bejrutit, të copëtuara nga shpërthimi i vitit 2020, është shembur sot duke krijuar një re të madhe pluhuri.

Shembja erdhi pas një zjarri njëjavor, të shkaktuar nga të kokrrat që ishin fermentuar dhe ndezur nga temperaturat e larta.

Pas asaj që u duk si një shpërthim i madh, blloku verior i kullave u rrëzua duke ngritur në ajër pluhur të madh pranë një zone banimi. Ndërsa, ende nuk është bërë e ditur nëse ka pasur ndonjë të lënduar.

Kullat 50-vjeçare, me lartësi prej 48 metrash i kishin përballuar forcës së shpërthimit dy vjet më parë, duke mbrojtur në mënyrë efektive pjesën perëndimore të Bejrutit, nga shpërthimi lë të vrarë mbi 200 njerëz dhe plagosi më shumë se 6000 të tjerë.

Zjarri dhe pamja dramatike e silosit pjesërisht të nxirë ringjallën kujtime dhe në disa raste trauma për të mbijetuarit e shpërthimit gjigant që shpërtheu portin më 4 gusht 2020.

Lajme të ngjashme