Të arratisurit nga burgjet kyçen në “Tik Tok”, Kajtazi tallet me Sveçlën: Xhelal, gjuaje naj gift - NACIONALE

Të arratisurit nga burgjet kyçen në “Tik Tok”, Kajtazi tallet me Sveçlën: Xhelal, gjuaje naj gift

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Vehbi Kajtazi është tallur keq me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Duke e komentuar kyçjen në “Tik Tok” të të arratisurve nga burgjet e Kosovës, ai e ka ftuar ministrin Sveçla që të kyçet edhe ai në këtë rrejt social dhe të dërgon nonjë “gift”.

“Xhelal gjuje naj gift o vëlla”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në “Facebook”.

Mbrëmë është raportuar se është arratisur nga burgu i Dubravës Ujkan Metaj. Një javë më parë është larguar nga burgi i Smrekonicës edhe Faton Hajrizi.

Lajme të ngjashme