Kurti me rusët në telefon si Vuçiqi për protestat e studentëve: "Janë të opozitës serbe" - NACIONALE

Kurti me rusët në telefon si Vuçiqi për protestat e studentëve: "Janë të opozitës serbe"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tamam frazim të linjës së pushtetit serb rreth protestave të studentëve serbë, bëri Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë telefonatës mashtruese të dy rusëve që iu paraqitën si Presidenti i Letonisë.

Kurti protestat e studentëve i quajti të opozitës demokratike serbe – anipse nuk ka asnjë dëshmi që opozita qëndron prapa atyre protestave, as në kuptimin e orkestrimin, udhëheqjes apo ndonjë mbështetje në forma pjesëmarrjeje politike.

Por, Kurti ra në linjë kryekëput të këtij diskursi që përdor Vuçiqi dhe një mal mediash e tablloidesh propagandistike që mirëmbajnë narrativën e pushtetit serb kundrejt studentëve.

Mashtruesit: Çka mendoni për protestat në Beograd? Mendoj se shumë vende perëndimore duan ta heqin Vuçiqin nga pushteti...

Kurti: Po, ama opozita demokratike serbe në formën e kësaj lëvizje masive të studenëve nuk po merr mjaftueshëm mbështetje nga BE dhe ShBA.

Mashtruesit: Pra? Çka është propozimi yt?qysh me zgjidh këtë ekuacion?

Kurti: Propozimi është që të heqet regjimi në Serbi që është pro-rus dhe që Serbia ta njohë Kosovën. Por, nuk ka presion të mjaftueshëm të perëndimit ndaj Beogradit.

Saktësisht këtë kahje provon t’ia jep Aleksandar Vuçiq, duke thënë se protestat e studentëve nuk janë origjinalisht ose autentikisht të studentëve por të opozitës, dhe se po synohet “Revolucion me Ngjyra” për rrëzimin e tij nga pushteti – e ku njëra ndër propagandimet e tij ndaj këtyre protestave, është se po synohet rrëzimi i tij që të njihet Kosova nga Serbia.

Video nga 9:04

Lajme të ngjashme