Talibanët e kritikojnë Izraelin për sulmet ndaj Iranit: I shkelin parimet e së drejtës ndërkombëtare
Autoritetet talibane të Afganistanit të premten dënuan një valë të sulmeve izraelite ndaj Iranit, duke thënë se ato e shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe e nxisin pasigurinë rajonale.
Këto sulme, nga të cilat u vranë komandantë të lartë ushtarakë e shkencëtarë bërthamorë iranianë, “përbëjnë një shkelje të qartë të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, sidomos sovranitetin kombëtar” – tha në një deklaratë zëdhënësi i qeverisë talibane, Zabihullah Mujahid, shkruan gazeta “The Guardian”.
“Vazhdimi i veprimeve të tilla që provokojnë tensione e ka bërë situatën në rajon edhe më të brishtë dhe shqetësuese” – shtoi ai.
Mujahid-i tha se autoritetet talibane, të cilat nuk e njohin Izraelin, bëjnë thirrje që palët “ta adresojnë këtë çështje dhe ta paranalojnë përhapjen e pasigurisë dhe jostabilitetit të mëtejmë në rajon”.
Irani është njëri nga pak shtetet që kanë ndërtuar lidhje të forta diplomatike me autoritetet talibane që nga rikthimi i tyre në pushtet në Afganistan më 2021, edhe pse Teherani nuk e ka njohur zyrtarisht qeverinë talibane.