Taksisti shqiptar tregon se e shiti fanellën që ia dha Neueri, zbulon edhe shumën - NACIONALE

Taksisti shqiptar tregon se e shiti fanellën që ia dha Neueri, zbulon edhe shumën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Taksisti shqiptar, Hazir Stublla në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ka treguar të gjithë historinë pasi kishte gjetur kuletën e portierit gjerman, Manuel Neuerit.

Ai ka thënë se për të shkuar te Neuer kishte harxhuar 400 euro, por nuk i ka marrë akoma dhe se gjermani ishtë dorështrënguar duke ia dhurar atij vetëm një fanelë të firmosur.

Mirëpo, duket se historia ka ndryshuar pasi fanellën taksistit ia ka blerë një televizion gjerman për 1 mijë euro.

Një ditë përpara kisha edhe Mullerin, kam pas të tjerë artistë dhe janë shumë falënderues, që mos ti përmendim emrat. Neuer e njoha menjëherë dhe nuk kisha mundësi t’ia ktheja, po ja çova te shtëpia, e pash te dokumenti i identifikimit adresën. Vendosa t’ja bëja këtë gjest."

"Ai hyri në taksinë time, unë e njoh menjëherë. Po ne taksistët kemi rregulla dhe nuk duhet të flasim. Thjesht e pyeta për adresën se kur do ta çoja. Unë bëra detyrën time. kam harxhuar diku 400 euro për ta gjetur. Pastaj televizionet më të njohura gjermane ma kanë kërkuar dhe e kam shitur për 1000 euro. Unë nuk isha fare për ta shitur, thjesht doja t’ja tregoja”, u shpreh ndër të tjera Haziri.

Lajme të ngjashme