Takimi ndërqeveritar Kosovë – RMV ”i mirëseardhur, por tregon izolimin tonë”, thotë Tahiri i PDK-së - NACIONALE

Takimi ndërqeveritar Kosovë – RMV ”i mirëseardhur, por tregon izolimin tonë”, thotë Tahiri i PDK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, takimin ndërqeveritar Kosovë – Maqedoni e Veriut e ka parë si dëshmi ”të izolizimit” ndërkombëtar të Kosovës ndonëse e quajti të mirëseardhur.

Që nga vendosja e sanksioneve, kjo është ngjarja më e madhe e Kosovës në rrafshin e jashtëm. Pavarësisht se kjo ngjarje është e mirëseardhur, vetë ideja që Kosova nuk mund të shtyjë asnjë agjendë diplomatike përpara, përveç një mbledhjeje me një shtet fqinj, tregon shumë për izolimin në të cilin jemi përfshirë”, shkroi Tahiri.

Postimi i Tahirit:

Më 28 qershor 2023, Bashkimi Evropian e njoftoi Qeverinë e Kosovës për vendosjen e sanksioneve, ose, nëse do t’i quajmë pak më butë, "masave". Që nga ajo periudhë, të vetmet mjete të BE-së që shpenzohen në Kosovë janë pagat për stafin e tyre, ndërsa angazhimet e tjera janë në "standby". Pamundësia për të shfrytëzuar fondet e para-anëtarësimit të BE-së si masë, është shoqëruar paralelisht me një masë edhe më të rëndë: mospërfshirjen e Kosovës si aktor dhe faktor në zhvillimet e rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

Sot pritet të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Që nga vendosja e sanksioneve, kjo është ngjarja më e madhe e Kosovës në rrafshin e jashtëm. Pavarësisht se kjo ngjarje është e mirëseardhur, vetë ideja që Kosova nuk mund të shtyjë asnjë agjendë diplomatike përpara, përveç një mbledhjeje me një shtet fqinj, tregon shumë për izolimin në të cilin jemi përfshirë.

A mund të bëhet më shumë? A mund të bëhet më mirë? Natyrisht që po. Nuk ka asnjë dyshim se MaMirë do të bëhet pas 9 shkurtit 2025.

Lajme të ngjashme