Takimi Kurti-Krasniqi, Hamza: Nuk bëhet fjalë për koalicion, jemi në garë me i bind qytetarët
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mohuar se kjo parti mund të qeverisë në mandatin e ardhshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka treguar se në takimin e Memli Krasniqit me Albin Kurti nuk është diskutuar për këtë çështje.
Në një konferencë për media, Hamza ka thënë se ai është në garë që në mandatin e ardhshëm ta qeverisë Kosovën.
“Nuk bëhet fjalë për kurrfarë koalicioni, s’jemi t’u folë për koalicione, jemi në garë për me punu shumë, me i bindë qytetarët me program me listë me të gjithçka që kërkon fushata”, ka thënë Hamza.