Takimi Krasniqi-Kurti, Nisma: I pamatur dhe i dëmshëm - NACIONALE

Takimi Krasniqi-Kurti, Nisma: I pamatur dhe i dëmshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nisma Socialdemokrate ka kundërshtuar takimin e Memli Krasniqit me Albin Kurtin.

Përmes një komunikate për media, kjo parti takimin e të parit të PDK-së me të parin e Qeverisë e ka vlerësuar si të pamatur dhe të dëmshëm.

Sipas partisë së Fatmirë Limajt, lideri i PDK-së para se të koordinohet me opozitën është koordinuar me kryeministrin Albin Kurti.

“I pamatur e i dëmshëm, veprimi politik i cili në vete jo vetëm se amniston keqqeverisjen e brendshme të Albin Kurtit, por edhe legjitimon kursin e gabuar diplomatik të kësaj qeverie. Kosovës i ka munguar zëri opozitar, andaj kërkesa për bashkërendimin e opozitës ka qenë natyrale, derisa hezitimi për të qenë pjesë e një fronti të bashkuar tanimë po deshifrohet me nxitimin e Memli Krasniqit, i cili para koordinimit me opozitën zgjodhi të dakordohet me Albin Kurtin”, është thënë në komunikatën e Nismës.

Në rrethanat aktuale, sipas kësaj parti, opozita duhet të ketë një qëndrim të përbashkët.

Në rrethanat aktuale, opozita duhet ta ketë vetëm një qëndrim të përbashkët, dorëheqjen e Albin Kurtit apo shkarkimin përmes mocionit, i cili do të rezultonte me shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje! Shpërndarja e Kuvendit pa dorëheqje ose shkarkim të qeverisë është bartje e fajit nga qeveria te Kuvendi edhe pse përgjegjës për degradim të tërësishëm të shtetit në të gjitha sferat e jetës është qeveria dhe jo Kuvendi. Prandaj, NISMA Socialdemokrate u bën thirrje deputetëve të të gjitha partive të mos pranojnë të shkarkohen nga qeveria por të thërrasin seancë dhe ta shkarkojnë qeverinë!”, ka vlerësuar Nisma.

Lajme të ngjashme