Takimet me Kurtin dhe Konjufcën, Sorensen: "U fokusuam te zbatimi i zotimeve në dialog" - NACIONALE

Takimet me Kurtin dhe Konjufcën, Sorensen: "U fokusuam te zbatimi i zotimeve në dialog"

4 muaj më parë

nga NACIONALE

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, deklaroi se takimet në Kosovë u përqendruan në avancimin e normalizimit me Serbinë.

Ai zhvilloi takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca.

“Në Kosovë pata diskutime të mira me kryeministrin Kurti dhe ministrin e sapoemëruar të Jashtëm, Konjufca. U fokusuam në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, zbatimin e zotimeve dhe garantimin e stabilitetit dhe progresit në rrugën evropiane”, shkroi ai në X më 24 shkurt.

Lajme të ngjashme