Takimet e liderëve në Nju Jork, Muharremi: Takime pa rezultate konkrete janë të kota
Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar takimet e liderëve institucionalë në Nju Jork.
Ai ka vlerësuar se takimet e tilla janë të duhura, por, sipas tij, ato duhet të sjellin rezultate.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se deri me tani nuk ka mundur të lexon ndonjë rezultat që mund të dalë nga këto takime.
“Por takimet nuk janë qëllim në veti. Nuk janë një mjet me dalë në foto e me na tregu ne që jemi taku me dikënd që nuk e njofim fare dhe skemi lidhje me ta. Ne nuk paguajmë taksa e as liderët tanë nuk i paguajmë për modelë e manekenë. Qëllimi i takimeve është me nxjer dicka, ndonjë rezultat konkret nga ato takime. Sado i vogël rezultat, por i matshëm, prekës në dobi të Kosovës, bizneseve, qytetarëve, sportistëve, studentëve.. Deri më tani, asnjë rezultat nuk kam pas mundësi me lexu nga ato takime që ja shofim hajrin publiku e vendi. Opozita dhe mediat si dhe shoqëria civile duhet me qenë më proaktive me kërku llogari nga takimet jashtë. Rezultate të prekshme dhe bindëse”, ka shkruar ai,
Nëse nuk ka rezultate nga këto takime, sipas tij, taksat e qytetarëve të Kosovë janë të djegura.
“Përndryshe, taksat tona po djegen kot. Ne duhemi me vendosë standarde më të larta se kaq rreth diplomacisë dhe takime ndërkombëtare. Në secilin takim duhet të ketë rezultate. Ok, kësaj radhe spo flas që gjithashtu duhet të koordinohemi mes vete e mos të bëjmë diplomaci ndaras se pa një strategji të përbashkët nuk mund të arrijmë rezultate që dëshirojmë”, ka shkruar Muharremi.