Takim historik: Konsulli i Kosovës në Dyseldorf e takon ambasadorin e Kosovës në Holandë - NACIONALE

Takim historik: Konsulli i Kosovës në Dyseldorf e takon ambasadorin e Kosovës në Holandë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Faqja e Konsullatës së Kosovës në Dyseldorf, ka njoftuar për një “takim historik”.

Konsulli i Kosovës në Dyseldorf, Behar Isma, e ka takuar ambasadorin e Kosovës në Holandë, Dren Dolin.

“Gjatë këtij takimi, u diskutuan tema të ndryshme e me theks të veçantë fuqizimin e diplomacisë publike dhe ekonomike. Konsulli Isma, ndër të tjerash e njoftoi Ambasadorin Doli mbi strukturën dhe funksionimin e Konsullatës së Përgjithshme të RKS-së në Dyseldorf si dhe për gamën e gjerë të aktiviteteve dhe shërbimeve që ofrohen për qytetarët tanë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme