Tahiri: Vuçiqi nuk pati fytyrë të marrë pjesë në samitin e procesit të Berlinit për dy arsye
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se presidenti serb Aleksander Vuçiq nuk ka marrë pjesë sot në samitin e Berlinit për dy arsyeje.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se njëra nga arsyet është se me këtë samit merr fund iniciativa rajonale Ballkani i Hapur.
“Vuçiqi sot nuk pati fytyre te marre pjese Samitin e procesit te Berlinit per dy arsye: e para nje kercenues i hapur i sigurise dhe stabilitetit me mjete ushtarake nuk ka vend ne nje Samit qe synon paqen dhe stabilitetin e qendruesehm ne Ballkan, dhe aryeja e dyte eshte qe sot mori fund projekti hegjemon serb "Ballkani i Hapur" nderkaq definitivisht mbizoteroi procesi i Berlinit per Ballkanin Perendimor te gjashte vendeve WB6. Per ngarendesit e 'Ballkanit te hapur' qe prodhoi nje tandem te cuditshem "rama-Vuciq' tashme mbaroi ky projekt i demshem serbo-rus”, ka shkruar Tahiri.