Tahiri vlerëson Kroacinë për kritikat ndaj BE-së rreth sulmit në Banjskë: Qeveria Kurti ka heshtur
Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, ka përshëndetur qëndrimin e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq në Forumin e Bledit, ku ai kritikoi Bashkimin Evropian për mospërgjigjen ndaj sulmit serb në Banjskë.
Tahiri, duke kujtuar angazhimet e saj të dikurshme për ndërtimin e aleancës strategjike Kosovë–Kroaci, theksoi se vlerëson lart guximin politik të Zagrebit për të ngritur zërin në mbrojtje të Kosovës.
Në anën tjetër, ajo akuzoi Qeverinë në detyrë për pasivitet, duke thënë se “në një kohë kur vendi u sulmua dhe u ndëshkua, institucionet tona zgjodhën të heshtin”.
“E vleresoj larte deklaraten e kryeministrit kroat Andrej Plenkovic ne Forumin e Bledit i cili kritikoi BE-ne per heshtjen ndaj sulmit ne Banjske - nderkohe qeveria Kurti ka heshtur vet, ndonese Kosova edhe u sulmua edhe u ndeshkua - Aleanca strategjike Kosove - Kroaci te cilen e kishim vendosur bashk me ministren e jashtme kroate Vesna Pusic gjate vizites sime ne Kroaci ne vitin 2012, ne cilesine time si ZvendesKryeministre per siguri nacionale dhe politike te jashtme.” – shkroi Tahiri.