Tahiri viziton Thaçin në Hagë: Forca dhe besimi i tij në kërkim të drejtësisë, vullnet e frymëzim për ne - NACIONALE

Tahiri viziton Thaçin në Hagë: Forca dhe besimi i tij në kërkim të drejtësisë, vullnet e frymëzim për ne

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka vizituar sot ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

Ai ka bërë me dije se Thaçi vazhdon të qëndroi i pathyeshëm dhe i palodhur.

Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se forca, besimi dhe qetësia e tij në kërkim të drejtësisë është vullnet e frymëzim për të tjerët.

“Pas një periudhe disamujore, sot pata mundësinë ta takoj Presidentin Hashim Thaçi. Ai, si gjithmonë – i pathyer e i palodhur, plot vitalitet e optimizëm. Forca, besimi dhe qetësia e tij në kërkim të drejtësisë është vullnet e frymëzim për ne. Nga Haga e luftëtarëve të lirisë, të fala për të gjithë ju!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme