Tahiri: U tmerrova duke e lexuar Projektligjin e ri për Zyrtarët Publikë, nuk duhet të kalojë - NACIONALE

Tahiri: U tmerrova duke e lexuar Projektligjin e ri për Zyrtarët Publikë, nuk duhet të kalojë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se është tmerruar kur ka lexuar Projektligjin e ri për Zyrtarët Publik, i cili u prezantua nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Tahiri ka thënë se ky Projektligj është sulm i drejtpërdrejtë ndaj administratës dhe shërbimit civil.

Ky Projektligj qenka një sulm i drejtpërdrejtë ndaj administratës shtetërore dhe shërbimit civil pa përjashtim. Është kundër gjithëçkaje që është arritur me BE-në dhe Sigma me reforma në dekadën e fundit.”, ka shkruar ai.

Më tej, ai ka thënë se ky ligj nuk duhet të kalojë në asnjë mënyrë.

Shkrimi i plotë i z. Tahiri:

Duke e lexuar Projektligjin e ri për Zyrtarët Publik, jam i tmerruar me provizionet që parapërcaktojnë dhe lejojnë hapësirë për ndërhyrje politike në adminstratë publike.

Ky Projektligj qenka një sulm i drejtpërdrejtë ndaj administratës shtetërore dhe shërbimit civil pa përjashtim. Është kundër gjithëçkaje që është arritur me BE-në dhe Sigma me reforma në dekadën e fundit.

Projektligji i ri për Zyrtarët Publik, respektivisht Neni 46, Neni 66 dhe Neni 98 te dispozitat kalimtare janë qartazi nene kundërkushtetuese, që në esencë janë fshisë e hekurt kundër menaxhmentit drejtues të administratës shtetërore.

Ky Ligj nuk duhet të kalojë, assesi!

Lajme të ngjashme