Tahiri thotë se qeveritarët u pasuruan nga korrupsioni i energjisë elektrike: Iu duhen paratë për zgjedhjet nacionale
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se qeveritarë janë pasur nga korrupsioni me energjinë elektrike.
Tahiri përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se për pasojë e shtrenjtimit të faturave qytetarët janë varfëruar.
Ajo pretendon që qeveritarëve këto para po iu duhen për zgjedhjet nacionale që sipas saj “po vijnë”.
“Qeveritaret u pasuruan nga korupsioni i energjise elektrike tash varferohen qyetaret nga shtrenjtimi i rrymes - iu duhen para per zgjedhjet nacionale qe po vijne...” – ka shkruar ajo.